Takimi Zelensky- Vuçiç, deputeti ukrainas: S’duhet ta tërheqim Serbinë në anën tonë, të njohim pavarësinë e Kosovës

Nga A2 CNN
22 Gusht 2023, 12:33 | Bota
Takimi Zelensky- Vuçiç, deputeti ukrainas: S’duhet ta

Deputeti ukrainas, Oleksiy Goncharenko ka theksuar se Ukraina duhet të njohë pavarësinë e Kosovës. Në një postim në platformën “X”, Goncharenko shkruan se Kievi zyrtar nuk duhet të qëndrojë krah Serbisë, pasi kjo e fundit mbështet Rusinë.

“Zelensky u takua me Presidentin e Serbisë. Serbia është aleate e Rusisë. Ne nuk do të mund ta tërheqim Serbinë në anën tonë. Dhe kjo nuk është për shkak se ne jemi shumë të këqij, por sepse popullsia e Serbisë mbështet Rusinë në një shumicë të pabesueshme. A duhet të takohemi? Po sigurisht. A duhet të kompromentojmë parimet tona? Jo. Ukraina duhet ta njohë pavarësinë e Kosovës”, shkruan Goncharenko.

Ky reagim vjen pas takimit të Zelensky-it me homologun, Aleksandar Vuçiç në Athinë. Në këtë takim, Vuçiç deklaroi se Serbia e respekton integritetin territorial të Ukrainës, dhe kërkoi nga Zelensky të bëjë të njëjtën gjë.

Goncharenko është një mbështetës i fuqishëm i pavarësisë së Kosovës, i cili muaj më parë nisi një peticion me një kërkesë të qartë njohjen e pavarësisë së Kosovës nga Kievi zyrtar. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2023/08/22/kosova-pjese-e-bisedimeve-mes-vucic-dhe-zelensky-kerkesa-e-presidentit-serb/

A2 CNN Livestream

Latest Videos