Taksisti qëllohet me armë në kokë nga pasagjerët, “zhduken” autorët

Nga A2 CNN
8 Mars 2023, 10:11 | Bota
Taksisti qëllohet me armë në kokë nga pasagjerët,

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në lagjen “Kocasinan” të Kajserisë në Turqi, ku një shofer taksie i quajtur Mustafa K. është qëlluar me armë zjarri në kokë nga pasagjerët që kishte marrë në taksinë e tij.

Pasi shoferi është qëlluar, makina ka humbur kontrollin dhe ka përfunduar në kopshtin e një pallati në anë të rrugës, ndërsa pasagjerët kanë zbritur nga taksia dhe janë zhdukur.

Trupi i shoferit fatkeq u dërgua në morg pas hetimeve në vendngjarje, ndërsa ekipet e policisë nisën kërkimet në shkallë të gjerë për kapjen e të dyshuarve që u arratisën. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos