
Qyteti kryesor i Afganistanit verior, Kunduz, ka rënë në duart e talebanëve. Lajmi raportohet nga mediat ndërkomëbatre të cilat citojnë burimet lokale të kryengritësve. Pushtimi erdhi pas luftimeve të ashpra në rrugë me forcat qeveritare dhe pas largimit të trupave të NATO -s.
Pas Kunduzit, qyteti i Sar-e-Pul, në Afganistanin veriperëndimor, ra gjithashtu në duart e talebanëve, të cilët pushtuan kryeqytetin e katërt krahinor në tre ditë.
"Talibanët kanë rrethuar një batalion ushtrie në periferi. Tani i gjithë qyteti është nën kontrollin e talebanëve", tha një këshilltar krahinor i qytetit.
Dhe ndërsa ofensiva talebane vazhdonte, Britania e Madhe dhe SHBA, u kanë bërë thirrje bashkatdhetarëve të tyre të largoheshin menjëherë nga vendi, si edhe kanë këshilluar britanikët dhe amerikanët të shmangin të gjitha udhëtimet në Afganistan.
Dhuna është përshkallëzuar në të gjithë Afganistanin pasi forcat amerikane dhe të tjera ndërkombëtare filluan të tërheqin trupat e tyre nga vendi, pas 20 vitesh operacionesh ushtarake.
Militantët talebanë kanë bërë përparime të shpejta javët e fundit. Pasi kapën pjesë të mëdha të fshatit, ata tani po synojnë qytete kryesore. (A2 Televizion)