
Kina fiton medaljen e parë të artë në histori në snowboard. Kjo falë talentit Su Jiming, i cili dhuroi paraqitje të shkëlqyer.
17-vjeçari realizoi tre kërcime të shkëlqyera, në të dytin prej të cilëve mori vlerësimin e jashtëzakonshëm me 93 pikë.
Edhe pse do ti mjaftonte një kërcim i thjeshtë për të fituar medaljen e artë, Jiming nuk u kursye në tentativën e fundit, duke vijuar spektaklin personal në konkurrimin e parë përkrah idhujve të tij.
Ai u bë kinezi i parë që fiton titullin olimpik, duke lënë pas vetes norvegjezin Roisland dhe legjendën amerikane Maks Parrot. (A2 Televizion)