Trump kritikon Biden: Pas tankeve vijnë kokat bërthamore. Jepini fund luftës!

Nga A2 CNN
26 Janar 2023, 17:24 | Bota
Trump kritikon Biden: Pas tankeve vijnë kokat bërthamore. Jepini fund

Ish-presidenti amerikan Donald Trump ka kritikuar vendimin e Joe Biden për të dërguar tanke në Kievit. Në një postim në rrjetin e tij social Truth, ish-kreu i Shtëpisë së Bardhë shprehet se pas kësaj do të vijnë armët bërthamore, ndërsa apelon për dhënien  fudn të konfliktit gati 1-vjeçar.

"Së pari vijnë tanket, pastaj kokat bërthamore. Ne duhet t'i japim fund kësaj lufte të çmendur tani.    Është kaq e lehtë", shkruan ai.

Kujtojmë se një ditë më parë administrata Biden vendosi dërgimin e 31 tankeve “Abram” për forcat e Kievit, në bashkëpunim edhe me Gjermaninë, e cila dërgoi 80 tanke “Leopard”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos