Tare tenton befasinë për lojtarin që interesohen Interi dhe Milani

Nga A2 CNN
30 Dhjetor 2020, 14:11 | Futboll
Tare tenton befasinë për lojtarin që interesohen Interi dhe

Papu Gomez është kthyer në një çështje te Atalanta këtë sezon dhe me shumë mundësi lojtari do të largohet që në merkaton e janarit.

Interi është skuadra që ka shfaqur më shumë interes për argjentinasin, ndërsa mediat kanë shkruar se interesohet edhe Milani, ndërsa së fundmi në garë duket se është futur edhe Lazio.

Igli Tare, sipas “Sportmediaset”, do të tentojë surprizën, por duket e vështirë. Lazio është e gatshme të ofrojë deri në 2 milionë euro, por aktualisht Interi ofron më shumë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos