
Tashmë është zyrtare. Angel Di Maria nuk është më një lojtar i Juventusit.
Me anë të një postimi në rrjetet sociale, klubi bardhezi njoftoi se palët kanë ndarë rrugët me njëri-tjetrin pas një sezoni.
Për argjentinasin, nuk mund të konsiderohet viti më i mirë, pasi lëndimet ishin nga pengesat kryesore.
Në 40 ndeshje me Zonjën e Vjetër, ai shënoi 8 gola në total, 4 në kampionatin Italian dhe 4 në Europa League.
Edhe pse u diskutua për një rinovim të mundshëm, në fund duket se nuk është gjetur gjuha e përbashkët.
E ardhmja e Di Marias mbetet në dyshim, një nga klubet e interesuara për të është Benfika në Portugali. (A2 Televizion)