Të bllokuar në minierë prej 15 ditësh, gjenden të vdekur minatorët

Nga A2 CNN
25 Janar 2021, 11:15 | Bota
Të bllokuar në minierë prej 15 ditësh, gjenden të

Ekipet e shpëtimit në Kinë gjetën të vdekur 9 minatorët e tjerë, një ditë pasi shpëtuan 11 kolegët e tyre që ishin bllokuar në një minierë ari në provincën Shandong.

Lajmi u dha nga Agjencia Shtetërore e lajmeve kineze, CCTV duke shtuar se ende nuk dihet fati i një minatori.

22 minatorët mbetën të bllokuar në minierën e Hushan, pas një shpërthimi që bllokoi hyrjen e galerisë, më 10 janar.

Autoritetet kishin thënë më parë se 10 persona që ishin bllokuar në minierë 600 metra nën tokë ishin në kontakt me botën e jashtme, pasi punëtorët e shpëtimit shpuan një kanal në një pjesë të minierës dhe instaluan një linjë telefonike, sipas Xinhua. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos