Të enjten nis fushata e vaksinimit në Meksikë

Nga A2 CNN
23 Dhjetor 2020, 07:25 | Bota
Të enjten nis fushata e vaksinimit në Meksikë

Meksika do të nisë fushatën e vaksinimit kundër Covid-19 të enjten, sapo të vijë pjesa e parë e vaksinave Pfizer/BioNTech. Lajmi është njoftuar nga nënsekretari i Shëndetësisë, Hugo Lopez-Gatell.

"Të mërkurën, mbërrin dërgesa e parë e vaksinave Pfizer kundër SARS-Cov-2. Ato do të vendosen nën mbrojtje derisa të përdoren, të enjten, 24 dhjetor, ditën kur fillon vaksinimi", shkroi ai në profilin e tij në Twitter.

Ai tha se vaksina do të jetë universale, falas dhe vullnetare.

Sipas të dhënave nga Universiteti Johns Hopkins, Meksika numëron 1 338 426 raste të konfirmuar me Covid-19 dhe 119 495 viktima që nga fillimi i pandemisë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos