
Një tërmet me magnitudë 4.4 Rihter është regjistruar mbrëmjen e së martës në zonën e Ragusano-s në Siçili.
Sipas Institutit Kombëtar të Gjeofizikës, epiqendra e tërmetit ishte 15 km në jug të rajonit Acate, me një thellësi prej 30 km.
Banorët e zonës kanë dalë në rrugë pas lëkundjeve duke dëshmuar për mediat italiane se tërmeti ishte i fuqishëm dhe zgjati për disa sekonda.
Për momentin nuk raportohen dëme apo të lënduar. (A2 Televizion)