Trump paralajmëron të mos nënshkruajë paketën e ndihmave për COVID: Kongresi ta ndryshojë

Nga A2 CNN
23 Dhjetor 2020, 07:12 | Bota
Trump paralajmëron të mos nënshkruajë paketën e

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, paralajmëroi të martën se nuk do të nënshkruante paketën financiare prej 892 miliardë dollarësh ndihmë për koronavirusin që përfshin fonde jetike për amerikanët, duke thënë se pagesat direkte të parashikuara në paketë, duhet të rriten.

Trump ka nxitur Kongresin të ndryshojë projektligjin për koronavirusin në më shumë se trefishimin e pagesave të stimulit për amerikanët.

Në një mesazh me video të postuar në Twitter, ai tha se, "paketa është me të vërtetë e turpshme plot me artikuj të kotë. Quhet fatura e ndihmës Covid, por pothuajse nuk ka asnjë lidhje me Covid".

Paralajmërimi i presidentit republikan në largim, të cilit i mbetet më pak se një muaj në detyrë, shkakton paqartësi për një përpjekje dypartiake në Kongres për të siguruar ndihmë për njerëzit, jeta e të cilëve është ndikuar rëndë nga pandemia.

"Paketa që po planifikojnë ta sjellin përsëri në tryezën time është shumë më ndryshe nga sa parashikohej", tha Trump.

Si Dhoma e Përfaqësuesve ashtu edhe Senati e miratuan legjislacionin të hënën në mbrëmje.

Trump tha se Kongresi duhet ta rrisë shumën e pagesave personale në 2000 dollarë për individët ose 4000 dollarë për çiftet, në vend të 600 dollarëve që parashikon projektligjin të cilën ai e quajti një shifër “qesharake”.

Presidenti Trump gjithashtu kritikoi pjesën e legjislacionit që parashikojnë fonde për vendet e huaja, Institutin Smithsonian dhe mbarështimin e peshkut, mes shpenzimeve të tjera.

"Unë kërkoj gjithashtu nga Kongresi që të eliminojë zërat shpërdorues dhe të panevojshëm nga ky legjislacion, si dhe të më dërgojë një paketë të përshtatshme, përndryshe administrata tjetër do të duhet të dorëzojë një paketë për ndihmën për COVID-in. Dhe ndoshta, ajo administratë do të drejtohet nga unë", tha ai.

Presidenti republikan, i cili lë detyrën më 20 janar, pritej të nënshkruante legjislacionin e gjerë në ligj, pas kalimit të tij përmes Kongresit të hënën në mbrëmje. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos