Të fundit për teknologji, vetëm 7% e shqiptarëve shfaqin interes, tregu i punës i etur

Nga A2 CNN
15 Nëntor 2021, 09:57 | Teknologji
Të fundit për teknologji, vetëm 7% e shqiptarëve shfaqin

Vetëm 7 për qind e shqiptarëve shfaqin interes ndaj zbulimeve të reja shkencore dhe teknologjike. Është ky rezultati pas anketës së zhvilluar nga Drejtoria e Përgjithshme e Komisionit Evropian për Kërkim dhe Inovacion në 27 vendet e “unionit” dhe shtetet kandidate për anëtarësim.

Sipas rezultatit të publikuar nga Komisioni Europian, shqiptarët renditen të fundit ndër popujt që shfaqin interes ndaj zhvillimeve teknologjike e shkencore.

Nga ana tjetër, edhe ata pak shqiptarë që zotërojnë aftësi digjitale e teknologjike po largohen nga vendi duke ndikuar kështu negativisht në tregun e punës. Sipas një raporti të Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim të titulluar, "Raporti i Tranzicionit 2021-2022", i cili përqendrohet në tendencat e digjitalizimit, në vend rendimenti në punë është i ulët për shkak të mungesës së aftësive teknologjike, duke u përkthyer kësisoj edhe në pagesa të ulëta.

 Sipas studiuesve të ekonomisë dhe tregut të punës, teknologjia duhet të konsiderohet si prioritet, pasi nevojat e diktuara nga pandemia për këtë sektor janë shumë të mëdha.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos