Liverpool ka zyrtarizuar në mënyrë surprizë blerjen e një futbollisti të Red Bull Salzburg. Dhe jo, nuk është Haaland, por bëhet fjalë për japonezin Takumi Minamino.
Mesfushori i cili luan në disa pozicione (sulmues krahu, organizator apo sulmues qendre), ka firmosur me kampionët e Evropës në fuqi pasi ra në syrin e Jurgen Klopp gjatë dy ndeshjeve që Salzburg luajti ndaj “Të kuqve” në fazën e grupeve të Champions League.

24-vjeçari shënoi një gol dhe dha një asist në ndeshjen e parë dhe Liverpool, duke përfituar nga fakti që vëmendja e të gjithë klubeve të mëdha ishte te sulmuesi Erling Haaland, negocioi në fshehtësi dhe arriti të mbyllë transferimin.
Asnjë nga klubet nuk ka bërë me dije çmimin e Minaminos, por mendohet se është 8,5 milionë euro, aq sa ishte klauzola e lëshimit të lojtarit. (A2 Televizion)