Bayern rigjen fitoren, Monchengladbach në ndjekje të Leipzig

Nga A2 CNN
19 Dhjetor 2019, 08:48 | Futboll
Bayern rigjen fitoren, Monchengladbach në ndjekje të Leipzig

Bayern Munchen vijon ndjekjen e skuadrave të kreut në Bundesligën gjermane. Përballë Freiburg, bavarezët gjetën fitoren vetëm në minutën e 92, falë këmbëve të debutuesit Zirkii që i dha avantazhin kampionëve.

Më pas, në shtesë pati vend edhe për golin e Gnabrit që vulosi suksesin 3-1 të kampionëve të Gjermanisë. Borussia Monchengladbach iu bashkua sërish Leipizig në vendin e pare të klasifikimit pas fitoren 2-0 ndaj Paderborn.

Bajer Leverkusen u mund në shtëpi 1-0 nga Hertha Berlin. Të njëjtin fat pati edhe Eintracht Frankfurt që u mposht 4-2 nga Koln. Wolfsburg dhe Schalke barazuan 1-1. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos