Të gjithë në ndihmë të Turqisë, mbërrijnë ekipet nga Japonia

Nga A2 CNN
7 Shkurt 2023, 10:55 | Bota
Të gjithë në ndihmë të Turqisë,

Më shumë se 5 mijë persona janë konfirmuar të vdekur nga tërmetet e së hënës në Turqi. Me mijëra ndërtesa janë shembur dhe ekziston frika që shumë persona mund të kenë mbetur të bllokuar nën rrënoja.

Turqia ka kërkuar ndihmë nga jashtë vendit dhe menjëherë shumë shtete i janë përgjigjur pozitivisht. Edhe Shqipëria dërgoi një grup kërkim-shpëtimi. Ndërkohë, në Turqi kanë mbërritur edhe ekipet nga Japonia e largët.

“Të gjitha ekipet tona janë në gatishmëri. Kemi vendosur alarmin e nivelit të katërt, i cili përfshin edhe ndihmën ndërkombëtare”, tha ministri i Brendshëm i Turqisë, Sulejman Sojlu. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos