Të gjithë në shesh për “Babanë e Kombit”, festime të mëdha në Korenë e Veriut

Nga A2 CNN
15 Prill 2023, 18:50 | Bota

Fishekzjarrë, kërcime dhe ovacione në sheshet kryesore në Penianit për të shënuar 111 vjetorin e lindjes së Kim Il Sung, i cili konsiderohet dhe si themeluesi i Koresë së Veriut.

Në një event që u transmetua drejtpërdrejt nga televizioni shtetëror, mijëra studentë u shfaqën duke festuar këtë ngjarje të rëndësishme dhe për të parë fishekzjarrët që u hodhën në nder të Kim Il Sung përgjatë lumit Taedong.

Të gjithë të pranishmit ishin me maska në fytyrë, ndërkohë që Kim Jong Un, lideri aktual dhe nipi i themeluesit të kombit, nuk u pa mes drejtuesve të tjerë.

15 prill që njihet ndryshe dhe si “Dita e Diellit” është festa më e madhe e vitit në Korenë e Veriut. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos