
Të gjithë personat mbi 50 vjeç dhe ata të grupeve me rrezik të lartë në Mbretërinë e Bashkuar kanë marrë dozën e parë të vaksinës kundër koronavirusit, bëri të ditur qeveria britanike.
Kjo do të thotë se autoritetet kanë përmbushur qëllimin e tyre për t’iu dhënë dozën e parë nëntë grupeve me prioritet, deri më 15 prill. Qeveria tha se është në rrugë të duhur për t’iu ofruar dozën e parë të gjithë të rriturve deri në fund të korrikut.
Mbi 32 milionë njerëz në Mbretërinë e Bashkuar kanë marrë tashmë dozën e parë, ndërsa mbi 7.6 milionë kanë marrë dy doza, që do të thotë se janë vaksinuar plotësisht.
Megjithatë kryeministri Boris Johnson bën thirrje për kujdes, dhe paralajmëron se ulja e numrit të infektimeve dhe vdekjeve lidhet jo vetëm me vaksinimin por edhe izolimin disa mujor. (A2 Televizion)