“Të hapin krahun se e bën dikush tjetër”, Daci për anëtarët e SPAK: Shqipëria sakrifikoi për ta, tani është radha e tyre

Nga A2 CNN
13 Tetor 2021, 20:42 | Aktualitet

Avokati Jordan Daci, tha se mungesa e sigurisë nuk mund të jetë alibi për një hetues të BKH apo prokuror të SPAK që të mos bëjë detyrën. “Nëse ndihen të pafuqishëm, të hapin krahun dhe të thonë “nuk e bëjmë dot këtë punë”, dhe ta bëjnë të tjerët. Janë më të mbrojturat e më të trajtuarat se kushdo tjetër. Sigurisht që s’ka mbrojtje perfekte, por është një rrezik me të cilin duhet të bashkëjetojnë. Ata që nuk duan të bashkëjetojnë bën një zgjedhje tjetër. Por mungesa e sigurisë nuk bën që dikush të mos bëjë detyrën. Nëse nuk ndihesh i aftë më mirë hiq dorë sesa të vazhdosh”, u shpreh Daci në studion e emisionit “Debat” në A2 CNN. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos