Të hënën nis transporti në Tiranë, kush nuk ka maskë do gjobitet

Nga A2 CNN
5 Korrik 2020, 15:29 | Aktualitet
Të hënën nis transporti në Tiranë, kush nuk ka

Nga ora 5 e mëngjesit të kësaj të hëne, qytetarët e Tiranës mund të përdorin linjat e autobusëve, por çdo banor i kryeqytetit duhet të jetë vetë i përgjegjshëm për respektimin e masave të sigurisë.

Përdorimi i maskës është i detyrueshëm, ashtu siç duhet respektuar distanca fizike, si në hyrje-dalje, ashtu edhe përgjatë kohës së qëndrimit në autobus.

Unioni i Transportit Publik dhe operatorët protestuan disa herë, ku përpos kërkesave për lehtësime, ishin të paqartë për këto masa sigurie. Por, Bashkia e Tiranës tashmë ua ka lënë përgjegjësinë vetë qytetarëve dhe çdokush që nuk vendos maskën në autobus do të gjobitet.

Për muajin korrik nuk do të shiten abone dhe përgjatë këtij muaji qytetarët mund të blejnë ato të gushtit, ndërsa çmimi i biletës nuk ka ndryshuar.

Prej javësh ka nisur të funksionojë transporti ndërqytetës, ndonëse vështirësitë që u hasën në ditën e parë ishin të shumta. Disa prej këtyre linjave ndërqytetëse tashmë e kanë ndërprerë herë pas here punën, pasi dalin me humbje, ndërsa pritet që transporti publik në Tiranë të lehtësojë lëvizjen e qytetarëve, të cilët kanë afro 4 muaj që nuk përdorin linjat e urbanëve. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos