Përhapja e koronavirusit është tashmë globale, dhe padyshim infeksioni që po mbyll botën në shtëpi ka një karakteristikë tjetër. Ajo është tejet demokratike, dhe nuk “përbuz” asnjë komb, moshë dhe gjini, madje as statusin social.
Janë të shumta personalitetet botërore që ndodhen në karantinë nga frika e koronavirusit, por edhe për mos të infektuar të tjerët, nga momenti që janë shpallur pozitivë.
Tom Hanks Senatori amerikan Ted Kruz Shkrimtari Luis Sepulveda Zëvendëspresidentja iranianeMasoumeh Ebtekar Olga Kurylenko, partnerja e Daniel Craig në 007: Quantum of Solace Marie Le Pen Daniele Rugani i Juventusit Presidenti i Katalonjës Quim Torra Sophie Gregoire, bashkëshortja e kryeministrit Justin Trudeau Aktori Idris Elba
Një nga protagonistët e Game Of Thrones, Kristofer HiviuTrajneri i Arsenalit Mikel Arteta
Politikanët janë nga kategoritë më goditura. Ka bërë bujë lajmi i pozitivitetit të zonjës së parë kanadeze, Sophie Gregoire, bashkëshortja e kryeministrit Justin Trudeau. Bashkëshorti, por edhe personalitete të tjera kudo në botë, janë tashmë në karantinë për këtë arsye.
Irani është goditur rëndë nga koronavirusi, por edhe bota politike aty, të paktën me zëvendëspresidentja Masoumeh Ebtekar si dhe zëvendësministrin e Shëndetit Iraj Harirchi, pamjet e djersitjes të së cilit në një konferencë shtypi bënë xhiron e botës.
Ndërkohë që liderja e të djathtës franceze Marie Le Pen dhe senatori amerikan Ted Cruz ndodhen në karantinë, ashtu si zëvendëspresidenti i Komisionit Evropian Frans Timmermann, në Barcelonë presidenti i Katalonjës Quim Torra është i izolur në një dhomë afër zyrave të tij, sepse rezultoi pozitiv nga COVID-19.
Ndërkohë që bota e kulturës është në ankth për gjendjen e shkrimtarit të madh Luis Sepulveda, edhe ai pozitiv, dhe qan vdekjen e arkitektit të njohur italian Vittorio Gregotti, edhe bota e showbizit nuk mbetet pas.
Tom Hanks dhe bashkëshortja e tij kanë bërë publike infektimin e tyre në Australi, dhe sapo kanë dalë nga spitali ku ndodheshin në karantinë. Aty ku do të futet aktori i njohur Idris Elba, siç pohon ai vetë në rrjetet sociale. Edhe bukuroshet si Olga Kurylenko, partnerja e Daniel Craig në 007, Quantum of Solace ka deklaruar se po jeton ditë të vetmuara në karantinë, ndërsa edhe për një nga protagonistët e Game Of Thrones, Kristofer Hiviu, koronavirusi është tashmë një fakt.
Sporti ka qenë po aq i goditur. Nga mbrojtësi i Juventusit Rugani deri tek lojtarët e Fiorentinës dhe të Sampdoriës në Serie A, por edhe një yll si Callum Hudson Odoi në Premier, trajneri i Arsenalit Arteta, ose basketbollisti i NBA Rudy Gobert.
Të gjithë i bashkon, përtej një gjendje shëndetësore jo shqetësuese, një thirrje e përbashkët. Rrini në shtëpi! (A2 Televizion)