Të jesh polic burgu, pritje për orët shtesë, pa fonde për uniformat dhe automjetet

Nga A2 CNN
24 Nëntor 2021, 16:30 | Kronikë
Të jesh polic burgu, pritje për orët shtesë, pa fonde

Luan Cenollari, punonjësi i policisë së burgjeve që humbi jetën në aksidentin tragjik te “21 Dhjetori”, merrte rreth 40 mijë lekë pagë, ndërsa kushtet e vështira ekonomike për babanë e dy fëmijëve e kishin detyruar të punonte mbrëmjeve taksist.

Ndryshe nga kolegët e tyre të policisë së shtetit, ata të burgjeve kanë një sërë problematikash dhe vështirësitë ekonomike kanë përfunduar dhe në tragjedi.

Në vitin 2018, Ministria e Drejtësisë tenderoi uniformat e policisë së burgjeve, por sërish efektivët i marrin ato në tregun e zi. Automjetet e shoqërimit të burgjeve nuk janë të blinduara, ndërsa efektivëve u janë hequr armët.

Edhe Avokati i Popullit, disa vite më parë, kërkonte masa urgjente në sistemin e burgjeve që nga pagesa dinjitoze e orëve shtesë, në pajisjen me uniforma të reja, si dhe ndërmarrjen e ndryshimeve ligjore për trajtim financiar të barabartë të Policisë së Burgjeve me Policinë e Shtetit. Por rekomandimet mbetën në letër pasi situata vijon të jetë e njëjtë.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos