All - Scripts - 1
All - Scripts - 5
All - General - 1

“Të konsultohen të gjitha institucionet, jo vetëm KQZ dhe PS”

Nga A2 CNN
19 Janar 2022, 20:38 | Politikë
All - Paragraf - 1

Drejtuesja e Koalicionit të Vëzhguesve Vendorë, Gerta Meta, e ftuar në “Debat” nga Alba Alishani, në A2 CNN, tregoi nëse institucionet shqiptare janë gati për zgjedhjet e pjesshme vendore, që mund të mbahen në 6 mars. Por, pati një kritikë për Presidentin Ilir Meta.

“KQZ ka treguar që me vullnet dhe mobilizim maksimal, mund të organizojë procese zgjedhore në vend. Megjithatë, mendoj që jemi në fazën ku institucionet po konsultohen dhe do të ishte më e drejtë që të përfshihen të gjitha institucionet, jo vetëm KQZ dhe Partia Socialiste. Presidenti nuk duhet të jetë selektiv”, tha Gerta Meta.

All - Paragraf - 3

Sipas saj, nëse Kreu i Shtetit do të kishte zgjedhur që të dekretonte datën e zgjedhjeve pa u konsultuar, nuk do të kishte problem, por “në momentin që e ka nisur këtë cikël konsultimesh, nuk duhet të jetë përjashtues dhe duhet të dëgjojë të gjitha palët”.

“Shqetësimi ynë është se si do të jetë procesi i zgjedhjeve dhe se si do të jenë kandidaturat”, tha drejtuesja e Koalicionit të Vëzhguesve Vendorë. (A2 Televizion)

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2
All - ArticleEnd - 4

A2 CNN Livestream

All - General - 2
All - General - 3
All - General - 4
All - General - 5
All - General - 6
All - General - 7

Latest Videos