Lutfi Dervishi, i ftuar në “Debat” nga Alba Alishani, në A2 CNN, u shpreh se zgjedhjet lokale në bashkitë pa kryetar janë një test i shpejtë për Partinë Demokratike.
“Ky është test i shpejtë, i ngjan testeve të shpejta antiCovid, që tregon se sa peshon fuqia elektorale në Partinë Demokratike”, deklaroi Dervishi.
“Objektivi është të marrësh bashkitë në këto zgjedhje, por duke u nisur nga temperaturat e larta në PD, mund të konsiderohet fitore edhe mposhtja e kundërshtarit politik brenda vetes. Në zgjedhjet lokale ka rëndësi çdo votë dhe në këtë sens është shumë i rëndësishëm bashkimi jo vetëm i partisë, por edhe i opozitës. Në këto momente, më i avantazhuar është Rithemelimi që nuk ka marrëdhënie armiqësore me LSI-në apo me partitë e tjera aleate të PD-së”, shtoi gazetari Lutfi Dervishi. (A2 Televizion)