
Anëtari i Komisionit të Rithemelit, Genc Pollo u shpreh në Debat se PD do është gati për zgjedhjet e pjesshme lokale që pritet të shpallen në ditët në vijim nga presidenti Ilir Meta për 6 bashki të vendit.
Sipas Genc Pollos, në këto zgjedhje PD do të sjellë kandidatë të zgjedhur paraprakisht në primare. Ai deklaroi se të gjithë personat e interesuar duhet të aplikojnë brenda 24 janarit dhe më 30 janar do të mbahen primaret.
“Këto 6 bashki që kanë vakanca kanë një histori të trishtuar, vijnë nga zgjedhjet moniste. Krerët e tyre dolën probleme penale. Tani më në fund vjen më në fund ora e së vërtetës. Pritet që të shpallet dita e zgjedhjeve. Në përputhje ca u vendos në Kuvendin e 11 dhjetorit do aplikohen për herë të parë primaret në mënyrë që kandidaturat të mos jenë objekt kulisash. Do tentojmë të bëjmë një front opozitar të plotë të gjithë partive që nuk orbitojnë rreth partisë së Ramës. Shpresoj në ditët e ardhme të kemi njoftime.
PD do të zhvillojë primaret më 30 janar dhe kandidaturat duhet të regjistrojnë emrin e tyre pranë degëve deri në 24 janar. Kandidimi do të jetë vullnetar, por janë dhe organizatat që propozojnë një individ me pëlqimin e tij. Ai që merr më shumë vota do të jetë kandidati i opozitës për zgjedhjet e marsit. Në terren ne jemi në këtë periudhë riorganizimi sepse po shkojmë drejt kuvendit të 22 marsit, por në fokus të veçantë do të jenë dhe këto 6 bashki”, u shpreh Pollo. (A2 Televizion)