“Të kuqtë” nuk ia dalin, Arsenal e nis me trofe sezonin

Nga A2 CNN
29 Gusht 2020, 19:37 | Futboll
“Të kuqtë” nuk ia dalin, Arsenal e nis me trofe sezonin

Arsenal e nis me trofe sezonin e ri futbollistik në Britaninë e Madhe duke fituar Community Shield përballë kampionëve të Liverpool.

“Topçinjtë arritën të fitonin trofeun e ngjashëm me Superkupën vetëm pas gjuajtjes së penalltive, pasi rezultati i kohës së rregullt përfundoi në barazim 1-1.

Arsenal kaloi i pari në avantazh në pjesën e parë të takimit me Aubameyang, për Liverpool barazoi Minamino në të 73-ën.

Djemtë e Artetës arritën t’i shndërronin të gjitha penalltitë në gola, ndërsa për Liverpool gaboi Breëster duke i dhënë Arsenalit një trofe tjetër brenda pak kohësh. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos