
Vllaznia realizon goditjen e bujshme në merkaton e verës. Pas mesnatës mes së premtes dhe të shtunës, klubi shkodran zyrtarizoi afrimin e Kristofer Mandiangu.
Sulmuesi, i cili në të kaluarën ka përfaqësuar ekipet kombëtare të moshave të Gjermanisë, firmosi kontratë për një sezon.
28-vjeçari me origjinë nga Republika Demokratike e Kongos, cilësohet një element tejet i rëndësishëm për projektin e trajnerit Tomas Bërdariç dhe është vënë menjëherë nën urdhrat e stafit teknik. (A2 Televizion)