Të njëjtën shije, Dua Lipa në lidhje me ish-të dashurin e Rita Orës

Nga A2 CNN
26 Shkurt 2023, 14:06 | Showbiz

Mediat britanike kanë dhënë detaje për mashkullin misterioz me të cilin Dua Lipa ka nisur të frekuentohet.

Sipas “The Sun” bëhet fjalë për regjisorin 41 vjeçar Romain Gavras, i cili më herët ka qenë i lidhur me Rita Orën në vitin 2021.

Tejet elegante, me një veshje tërësisht të zezë, Dua u fotografua nga paparazët, ndërsa u largua nga festa e “Netflix BAFTA” me një mashkull misterioz me mjekër mbrëmjen e së dielës.

Ylli i popit kishte veshur një xhaketë oversize dhe pantallona lëkure, të kombinuara me një crop-top. Shoqëruesi i Duas u shfaq me një pallto të errët me kapuç dhe një kapele, të cilat ia mbulonin disi fytyrën.

Çifti u larguan së bashku me të njëjtën makinë. Dua ishte në një lidhje dyvjeçare me modelin Anëar Hadid, 23 vjeç, përpara se të ndaheshin në dhjetor 2021. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos