Të riatdhesuarit nga Siria, SPAK do të hetojë mbi aktivitetin e tyre

Nga A2 CNN
4 Gusht 2021, 12:08 | Aktualitet
Të riatdhesuarit nga Siria, SPAK do të hetojë mbi aktivitetin e

Personat që riatdhesohen në Shqipëri do të hetohen nga SPAK për aktivitetet e tyre.

Sipas burimeve të A2, pas periudhës së karantinës, Prokuroria Antikorrupsion pritet t’i marrë në pyetje për itinerarin e tyre nga Shqipëria në drejtim të Turqisë dhe më pas në Siri.

Pyetje do të bëhen edhe për identifikimin e personave që kanë financuar dhe rekrutuar këto persona për t’u dërguar në vendet e kontrolluara dikur nga ISIS.

Personat në fjalë, 5 gra dhe 14 fëmijë, ndodhen për momentin në Shtëpinë e Pushimit në plazhin e Durrësit, ku po kalojnë procesin e karantinimit, por edhe disa testime psikologjike, edhe pse mund të takojnë familjarët e tyre.

https://a2news.com/2021/08/01/shpetuan-nga-ferri-i-kampeve-siriane-a2-zbardh-emrat-e-shqiptareve-te-riatdhesuar/

Ndërkohë në Siri, mbeten ende 25 shtetas shqiptarë, ku në kampin Al-Hawl mbeten 17 persona, kryesisht fëmijë, por edhe 8 të tjerë në kampin Roj.

Situata brenda kampit Al Hawl mbetet shumë e vështirë, sipas burimeve të A2, por edhe dëshmive të disa nga personat aty, si Eva Dumani dhe Myrvete Dibra. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2021/08/01/19-shqiptare-nga-kampet-e-sirise-mberrijne-ne-tirane-rama-operacion-i-veshtire-do-te-kthejme-te-tjere-shume-shpejt/

A2 CNN Livestream

Latest Videos