Të rinjtë, shkaktarët kryesorë të aksidenteve

Nga A2 CNN
22 Shkurt 2019, 15:15 | Kronikë
Të rinjtë, shkaktarët kryesorë të aksidenteve

Të rinjtë janë shkaktarët kryesorë të aksidenteve në Shqipëri. Të dhënat e fundit të Institutit të Statistikave tregojnë se në janar të këtij viti, në 86.5% të rasteve, aksidentet rrugore kanë ndodhur si pasojë e sjelljes së drejtuesit të mjetit.

Numri më i lartë i aksidenteve në këtë periudhë është kryer nga grup mosha 25 –35 vjeç. Të dhënat tregojnë se aksidentet në këtë grup moshë janë rritur me 30.4 % kundrejt të njëjtës periudhë të një viti më parë. INSTAT raporton se në përgjithësi, numri i aksidenteve ka pësuar rënie, por është rritur numri i viktimave.

Tirana, Lezha dhe Fieri janë qytetet me numrin më të madh të aksidenteve, ndërsa qytetet ku kanë ndodhur më pak të tilla janë Shkodra, Vlora, Berati dhe Kukësi. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos