“Të rregullojë një herë Italinë”, Presidenti i Brazilit del kundër Ancelottit

Nga A2 CNN
7 Korrik 2023, 08:30 | Futboll
“Të rregullojë një herë Italinë”,

Fakti që Carlo Ancelotti do të jetë trajner i Brazilit duke nisur nga vera e vitit 2024, nuk shihet aspak me sy të mirë nga Presidenti i këtij vendi, Luiz Inácio Lula da Silva.

Të martën, Presidenti i Konfederatës Braziliane të Futbollit (CBF) njoftoi se trajneri aktual i Real Madrid ka arritur marrëveshjen për të qenë në stolin e 5 herë kampionëve të Botës për Kupën e Amerikës. Deri atëherë, trajneri i Brazilit do të jetë Fernando Diniz, tekniku aktual i Fluminenses.

Por, kreu i shtetit brazilian nuk është aspak dakord me këtë zgjedhje: “Ancelotti nuk ka qenë kurrë trajner i Italisë. Pse nuk rregullon Italinë një herë, që as nuk u kualifikua për në Botërorin e fundit? Mua më pëlqen kreativiteti i Diniz, personaliteti i tij. Nuk është trajneri problemi, por fakti që nuk kemi cilësinë e lojtarëve që kemi pasur në kohët e kaluara”. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2023/06/22/carlo-ancelotti-drejt-brazilit-reali-ka-gati-zevendesuesin/

A2 CNN Livestream

Latest Videos