Yuri Kim i përgjigjet Putin për çështjen e mercenarëve shqiptarë

Nga A2 CNN
4 Mars 2022, 19:43 | Aktualitet
Yuri Kim i përgjigjet Putin për çështjen e

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Yuri Kim ka ripostuar citimin e ministres Olta Xhaçka e cila refuzon deklaratat e presidentit Putin se janë shtuar mercenarët shqiptarë në Ukrainë.

Sipas ambasadores Kim, këto gënjeshtra nga Rusia bëhen për të larguar vëmendjen nga e vërteta.

“Fushata ruse e dezinformimit është e tepruar. Këto janë gënjeshtra të krijuara për të mbjellë dyshime dhe për të larguar vëmendjen nga e vërteta se Rusia ka pushtuar Ukrainën dhe se është përfshirë në një sulm të paramenduar, të paprovokuar, të pajustifikueshëm ndaj një kombi tjetër sovran”, shkruan Yuri Kim. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos