Të shtëna me armë në SHBA, vriten 4 persona, mes tyre një fëmijë

Nga A2 CNN
1 Prill 2021, 07:54 | Bota
Të shtëna me armë në SHBA, vriten 4 persona, mes tyre

Katër persona, mes tyre edhe një fëmijë u vranë në Kaliforni të SHBA-së të mërkurën në mbrëmje si pasojë e disa të shtënave me armë zjarri në një kompleks zyrash në Orange. Ndërkohë një person tjetër raportohet se ka mbetur i plagosur.

Autoritetet policore thanë se morën një telefonat për të shtëna me armë zjarri në një kompleks zyrash dhe shkuan menjëherë.

Ndërkohë autori ka mbetur i plagosur, por nuk dihet nëse është plagosur nga policia apo në rrethana të tjera.

Në vendin e ngjarjes u gjet një armë zjarri. Ndërsa nuk dihen ende detajet e ngjarjes.

Policia thotë se aktualisht nuk ka rrezik për qytetarët, ndërkohë që pohon se ngjarje e tillë nuk ka ndodhur që prej vitit 1997.

"Mund t'ju them se nuk kemi pasur një incident si ky në qytetin Orange që nga viti 1997. Është thjesht një tragjedi e tillë për viktimat, familjet e tyre, komunitetin tonë dhe departamentin tonë të policisë", tha një oficer policie. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos