Me zemër në dorë! Videoja e shpëtimit të një skiatoreje pasi u godit nga orteku

Nga A2 CNN
19 Shkurt 2020, 17:33 | Bota

Një video dramatike vjen nga një pistë skish në Zvicër, ku disa persona ia dolën t’i vijnë në ndihmë dhe të shpëtojnë një vajzë që ishte zënë poshtë nga një masiv bore.

Ngjarja është regjistruar në ditët e fundit të janarit, kur një ortek i fuqishëm goditi dy vajza me snowboard në resortin e skive në Verbier të Zvicrës.

Sipas skiatorit Victor Liebenguth, 30 janari ishte një ditë shumë e vështirë për të që do t’i mbetet në kujtesë shumë gjatë. Një masiv i madh bore ra nga faqja e malit dhe përfshiu dy vajza që ndodheshin në atë anë të malit. 

Falë ndërhyrjes të menjëhershme të ekipeve të shpëtimit dhe skiatorëve të tjerë njëra nga vajzat u gjet menjëherë në gjendje të mirë, ndërsa tjetra ishte spostuar 70 metra më poshtë, por fatmirësisht dhe ajo u shpëtua. Ekipet e shpëtimit u ndihmuan shumë në lokalizimin e vajzës nga jastëkët me ajër që u aktivizuan gjatë përplasjes. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos