Të shtëna me armë në Laç-Fushë Krujë, plagoset një person

Nga A2 CNN
23 Gusht 2022, 08:19 | Kronikë
Të shtëna me armë në Laç-Fushë Krujë,

Një person ka mbetur i plagosur me armë zjarri në aksin rrugor Laç-Fushë Krujë.

Sipas të dhënave paraprake, ka mbetur i plagosur 60-vjeçari Besim Zeneli banues në zonën e Shullazit në Kurbin.

Zeneli është qëlluar nga persona të panjohur, ndërsa ishte pranë dyqanit të tij të fruta-perimeve, në buzë të rrugës, ndërkohë që dinamika është ende e paqartë.

Policia ka shoqëruar 3 persona në komisariat që mendohet se kanë dijeni për ngjarjen, mes të cilëve mendohet të jetë dhe autori. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos