









Të shtëna me armë janë regjistruar mëngjesin e së martës në një stacion metroje në zonën e Brooklyn në Nju-Jork.
Të dhënat paraprake raportojnë se 13 persona kanë mbetur të plagosur, ndërkohë që në vendngjarje janë gjetur dhe eksplozivë.
Policia është vënë në ndjekje të një personi të veshur me rroba portokalli, të cilat përdoren nga punonjësit e ndërtimit, i pajisur dhe me kundërgaz, i cili mendohet të jetë autori i ngjarjes.
Zona është rrethuar nga efektivë të shumtë policie, ndërkohë që nuk bëhet ende me dije lloji i lëndës shpërthyese të gjetur në vendngjarje.
Është pezulluar gjithashtu operimi i disa trenave të metrosë nga frika se mos janë vendosur pajisje të tjera shpërthyese, ndërsa banorëve të zonës iu është kërkuar të mos dalin nga shtëpitë. (A2 Televizion)