Aksident në Maminas, ndërron jetë këmbësori

Nga A2 CNN
18 Tetor 2020, 19:33 | Kronikë
Aksident në Maminas, ndërron jetë këmbësori

Një aksident i rëndë ka ndodhur rreth orës 18.50 në autostradën Tiranë-Durrës, ku si pasojë ka humbur jetën një person.

Ngjarja ka ndodhur në Maminas, ku një mjet i tipit “Peugeot” ka aksidentuar një këmbësor ende të paidentifikuar, rreth 60 vjeç.  

Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në ambientet e Policisë për veprime të mëtejshme, ndërkohë që grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e ngjarjes. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos