
Gjykata e Shkodrës ka vendosur masën burg për dy të rinjtë që akuzohen për atentatin ndaj Shefit të Policisë Bashkiake në Malësinë e Madhe, Mentor Hasanaj dhe babait të tij. Ilirjan Hasanaj dhe bashkëpunëtori i tij dolën sot para gjykatës së Shkodrës për t’u njohur me masën e sigurisë.
Mësohet se Ilirjan Hasanaj dhe Verzan Bajrakurtaj nuk kanë folur, por janë përfaqësuar nga avokati i tyre Bujar Hoti, i cili ka kërkuar një masë lehtësuese, duke u bazuar në faktin se ato janë vetëdorëzuar dhe kanë pranuar krimin, por kjo kërkesë nuk është marrë parasysh nga trupa gjykuese.
Togat e zeza vendosën masën e sigurisë, arrest me burg për dy të rinjtë.
19-vjeçari Hasanaj, më herët në polici është shprehur i penduar për veprimin e tij. Ai tregon se ka qenë nën efektin e alkoolit kur ka parë Mentor Hasanajn. (A2 Televizion)