
Krijimi i një tregu të përbashkët e të lirë pune mes Shqipërisë, Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut ishte një nga 5 marrëveshjet e firmosura në samitin e tretë të “Ballkanit të Hapur”, të mbajtur në Tiranë, më 21 dhjetor.
Përfaqësuesit e tre vendeve shpjeguan se nisma do të mundësojë integrimin e të rinjve të Ballkanit në tregun e punës, duke eleminuar procedurat burokratike.
Erald Pashaj, njohës i tregut të punës, vlerëson se iniciativa nuk do të sjellë efekte domethënëse, pasi të tre vendet nuk janë tërheqëse për punonjësit, për shkak të pagave të ulëta.
Tregu rajonal i punës pritet të marrë formë prej janarit të vitit të ardhshëm dhe do të përfshijë një zinxhir institucionesh homologe të tre shteteve. (A2 Televizion)