Shqiptarët tymosën më shumë, vitin e shkuar u rrit sasia e duhanit të importuar

Nga A2 CNN
18 Shkurt 2022, 16:33 | Aktualitet
Shqiptarët tymosën më shumë, vitin e shkuar u rrit sasia e

Shqiptarët po konsumojnë më shumë duhan. Vitin e shkuar u importuan nga vendet e tjera më shumë se 3 mijë e 600 tonë duhan, sasia më e lartë në 7 vitet e fundit.

Vlera e cigareve të blera arriti në 814 milionë lekë, duke u rritur ndjeshëm me vitet e mëhershme si pasojë edhe e shtrenjtimit të produktit në tregjet ndërkombëtare.

Nëpërmjet politikave fiskale, qeveria ka rritur vazhdimisht akcizën për duhanin, duke bërë që çmimi për një paketë të rritet mesatarisht me 15 për qind në 5 vitet e fundit. Por, kjo nuk ka ulur numrin e duhanpirësve apo sasinë e konsumuar.

Pandemia, masat kufizuese dhe shtimi i stresit janë disa nga arsyet që qytetarët rendisin si shkaqet e rritjes së konsumit.

Referuar të dhënave nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, Shqipëria renditet në vendet me përqindje të lartë të duhan-pirjes, 60 për qind burra, 18 për qind gra me një tendence rritëse te këto të fundit.

Sipas të dhënave nga Ministria e Shëndetësisë, çdo vit në vend humbin jetën më shumë se 3,300 qytetarë, ndërsa në vitin 2030, ky numër do të rritet në rreth 7 mijë e 500 fatalitete. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos