Teatri dhe piramida, fati i ndryshëm i dy godinave në sytë e kryeministrit

Nga A2 CNN
19 Maj 2020, 14:43 | Aktualitet
Teatri dhe piramida, fati i ndryshëm i dy godinave në sytë e

Më 2 nëntor të 2010, në një ulje të pazakontë përballë kryeministrit Sali Berisha, Edi Rama, atëherë kryebashkiak, refuzonte me forcë shembjen e piramidës. Aty, mazhoranca demokrate planifikonte të ndërtonte kompleksin e ri parlamentar. Por, Edi Rama, asokohe edhe kryetar i opozitës, i sugjeronte rivalit politik të pyeste qytetarët.

Kryebashkiaku i referohej shembullit gjerman, ku parlamenti i ri u ndërtua mbi atë të vjetrin, një model që e kërkonte edhe për Shqipërinë.

Por, ndërsa këmbëngulte te vlerat historike të Piramidës, së ndërtuar në 1988-n, Edi Rama prej vitesh kishte tjetër mendim për godinën e Teatrit Kombëtar, ndërtuar nga italianët në 1938-n, teksa planifikonte shembjen e tij.

Kronikat e kohës e paraqesin Sali Berishën, gjithashtu, në kërkim të së resë, teksa synonte strehimin te kompleksi i riparlamentar pallatin e drejtësisë, por dhe te Teatrit Kombëtar, ndonëse nuk ishte vendime për shembje të godinës së vjetër. Ndonëse do të jetë e njëjta studio arkitekturore që do të ndërtojë kompleksin e riparlamentar, projekti do të devijojë dhe kostoja e ndërtimit për 4 vite shkon në mbi 11 miliardë lekë. Por, për shkak të tërmetit dhe koronavirusit, gjithçka ka mbetur për një moment të dytë. Nga 2010 nuk kemi as kompleks te ri parlamentar, piramida vazhdon degradimin dhe Tetari Kombëtar u shemb. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos