Pak ditë më parë, kryeministri Rama zhvilloi një takim me kryetarët e bashkive në vend, gjatë të cilit u kërkoi që të mos ndërhyjnë me favorizime në prokurimet publike, pasi do të përballen me SPAK-un.
Por nga hulumtim që A2 CNN zhvilloi në portalin Open Procurement, ku shfaqen të gjitha tenderat e zhvilluar, rezulton se shëndetësia është sektori më numrin më të madh të tenderave me risk, të quajtur ndryshe si redflags.
Bëhet fjalë për tenderat që kanë rrezik të lartë për klientelizëm, korrupsion, mungesë gare dhe konkurrence. Në sektorin e shëndetësisë rezulton se që nga viti 2015 e në vijim janë zhvilluar gjithsej 20.781 tendera, nga të cilët 6609 tendera janë me “redflags”, ose 31.8% e totalit.

Për pushtetin vendor, ky raport mes tenderave të zhvilluar dhe atyre “redflags” është 16.8%. Pra, më pak se në sektorin e shëndetësisë.

"Sektorët më problematikë janë ato qe marrin më shumë lekë nga buxheti. Shëndetësia dhe Arsimi nga të parët, por edhe ministritë ndryshme, që janë të lidhura direkt me prokurimet publike”, thotë Eduart Gjokutaj.

(A2 Televizion)