
Për herë të parë në 4 vitet e fundit dhe për herë të parë në 15 Grand Slam-et e fundit, në finale nuk ishte as Roger Federer, as Rafael Nadal dhe as Novak Djokovic.
Gjithsesi, spektakli në finalen e US Open nuk mungoi, pasi Dominic Thiem dhe Alexander Zverev zhvilluan një betejë epike mes tyre.
27-vjeçari austriak humbi dy setet e para ndaj gjermanit, por arriti të përmbysë rezultatin duke fituar për herë të parë në karrierë një Grand Slam.
2-6, 4-6, 6-4, 6-3 dhe 7-6 ishte rezultati i ndeshjes që zgjati 4 orë.
Një përmbysje e tillë nuk ndodhte në finalen e turneut amerikan të tenisit që nga viti 1949. (A2 Televizion)