Tension në Jerusalem, pas plagosjes së një nëne izraelite

Nga A2 CNN
10 Dhjetor 2021, 08:09 | Bota
Tension në Jerusalem, pas plagosjes së një nëne izraelite

Vijon të mbetet i lartë tensioni në Jerusalemin Lindor, veçanërisht në Sheikh Jarrah ku dy ditë më parë një nënë izraelite u godit me thikë nga një adoleshente palestineze, ndërsa ajo ishte në rrugë me fëmijët e saj.

Mbrëmë, radio ushtarake raportoi, se ekstremistët hebrenj thyen xhamat e makinave të parkuara palestineze në Sheikh Jarrah.

Media të tjera raportojnë se besimtarët hebrenj, të cilët mbërritën në lagje mbrëmë për t'u lutur te varri i një rabini të lashtë, u goditën me gurë. Dy prej tyre mbetën të plagosur.

Edhe sot, në Jerusalem ka një prani të lartë policie si në Sheik Jarrah ashtu edhe në Qytetin e Vjetër. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos