Ofensiva e SHBA kundër korrupsionit, Blinken: Do të ketë sanksione për 11 zyrtarë të tjerë

Nga A2 CNN
9 Dhjetor 2021, 18:03 | Bota
Ofensiva e SHBA kundër korrupsionit, Blinken: Do të ketë

Një ditë pas sanksioneve të shpallura ndaj individësh të ndryshëm në disa vende të botës, SHBA tregoi edhe njëherë se e ka seriozisht luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, sekretari amerikan Anthony Blinken paralajmëroi sanksione të tjera ndaj 11 zyrtarëve dhe ish zyrtarëve të tjerë për përfshirje në akte korruptive.

“Në Ditën Ndërkombëtare Kundër Korrupsionit, Shtetet e Bashkuara po vendosin sanksione dhe kufizime vizash për 11 zyrtarë aktualë dhe ish-zyrtarë të korruptuar. Së bashku, ne mund të luftojmë korrupsionin dhe të promovojmë llogaridhënien dhe qeverisjen e mirë”, shkruan Blinken.

Zyra e Kontrollit për Pasuritë e Huaja në Departamentin e Thesarit vendosi sanksione një ditë më parë sanksione ndaj 16 personave dhe 12 entiteteve të ndryshme të përfshirë në aktivitet kriminal në vende të ndryshme të botës mes të cilave dhe organizatën e kriminelit serb Zvonko Veselinoviç, e cila operon kryesisht në veri të Kosovës. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos