Xhaçka publikon detaje nga takimi me Escobar: Të angazhuar për integrimin e Ballkanit

Nga A2 CNN
9 Dhjetor 2021, 16:19 | Bota

Ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka ka publikuar në rrjetet disa foto gjatë takimit të zhvilluar me zv/ndihmës Sekretarin Amerikan të Shtetit, Gabriel Escobar.

Diplomatja shqiptare vlerësoi takimin me zyrtarin e lartë amerikan dhe u shpreh se Shqipëria është e angazhuar për stabilitetin dhe integrimin euroatlantik të rajonit të Ballkanit Perëndimor.

“Takim i shkëlqyer me zv/ndihmës Sekretarin Amerikan të Shtetit, Gabriel Escobar. Mirënjohës për mbështetjen e SHBA ndaj Shqipërisë dhe rajonit të Ballkanit Perëndimor. Shqipëria është e angazhuar për stabilitet dhe integrimin euroatlantik të Ballkanit. Mezi po presim të bashkëpunojmë ngushtë me miqtë dhe partnerët amerikanë për të promovuar agjendën e bashkëpunimit në Ballkanin Perëndimor”, shkruan Xhaçka. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos