Pas 6 muajsh, opozita u rikthye ditën e sotme në Kuvend, por normaliteti nuk ka zgjatur më shumë se 20 minuta, deri në momentin kur në foltore u ngjit Kryeministri Rama.
Deputeti i PD, Endri Hasa goditi me vezë Kryeministrin, e ndërsa pas tij u ngrit edhe Strazimiri, ndërsa punonjësit e Gardës reaguan menjëherë duke mbrojtur Kryeministrin.
Gramoz Ruçi ndërpreu seancën për 10 minuta, por edhe më pas deputeti i PD nuk ishte larguar nga salla dhe kryetari i Kuvendit kërkoi një ndërprerje tjetër këtë herë prej 60 minutash, ku u dha edhe masa me 10 ditë përjashtim për deputetin Hasa.
Ndërsa në salla tensionet ishin të larta, jashtë sajë studentët ishin në ditën e 16 të protestës, por këtë herë më të shumtë në numër ishin qytetarët që kishin dalë në mbështetje të tyre. (A2 Televizion)