
Një gol i Mensah në minutën e 70 të ndeshjes i ka mjaftuar Partizanit për të fituar në transfertë ndaj Bylisit dhe për të ngushtuar në 3 pikë diferencën me Tiranën e vendit të parë.
Të kuqtë, pas këtij suksesi me rezultatin 1-0 në Ballsh, e shohin veten në vendin e dytë të renditjes, me pikë të barabarta me Vllazninë (34), pas javës së 21 të Kategorisë Superiore.
Ndërkohë, Bylis e sheh veten në vendin e parafundit, me 23 pikë. (A2 Televizion)