Lajm i keq për Milanin, dëmtohet një tjetër mbrojtës

Nga A2 CNN
14 Janar 2022, 22:53 | Futboll
Lajm i keq për Milanin, dëmtohet një tjetër mbrojtës

Nuk përfundojnë problemet e Milanit në mbrojtje. Pas dëmtimit të rëndë në gju të Simon Kjaer, i cili mbylli sezonin, trajnerit Stefano Pioli do t’i duhet të bëjë edhe pa Fikayo Tomorin.

Qendërmbrojtësi anglez u zëvendësua në ndeshjen e Kupës së Italisë ndaj Genoa pas një shqetësimi në gju dhe sot, klubi kuqezi njoftoi se është operuar dhe pritet që të kthehet “pas 30 ditësh”.

https://a2news.com/2022/01/14/emocione-ne-kupen-e-italise-milani-kualifikohet-ne-shtese/

Në këtë mënyrë, për Milanin bëhet e domosdoshme ndërhyrja në merkato, pasi aktualisht qendërmbrojtësat në dispozicion janë vetëm Romagnoli dhe Gabbia. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos