
Viti 2022 nuk po duket i mirë për Bayern Munchen. Pasi humbi gjysmën e ekipit pas valës së Omicronit dhe pësoi disfatë ndaj Borussia Monchengladbach, kampionët në fuqi të Gjermanisë kanë pësuar një tjetër goditje.
Trajneri i bavarezëve, Julian Nagelsmann, bëri me dije se Alphonso Davies ka probleme me zemrën dhe do të qëndrojë jashtë fushave për një kohë të gjatë.
“Futbollistët janë monitoruar nga afër gjatë kësaj periudhe dhe te Phonzie u vu re një inflamacion i muskulit kardiak. Nuk mund të stërvitet për momentin dhe nuk do të jetë në dispozicion javët e ardhshme. Ekografia ka treguar se nuk ka asgjë të rëndë, vetëm disa simptoma. Duhet të pushojë për momentin”, tha trajneri gjerman. (A2 Televizion)