Tensionet e shtuara në Veri, policia mbyll pikën kufitare të Jarinjës

Nga A2 CNN
10 Dhjetor 2022, 18:02 | Kosova
Tensionet e shtuara në Veri, policia mbyll pikën kufitare të

Policia e Kosovës njoftoi se si rezultat i hetimeve intensive dhe angazhimeve policore, sot në Pikën Kufitare Jarinjë është ndaluar personi i dyshuar Dejan Pestiq, njëherazi ish-pjesëtar i PK-së, mbi dyshimin e bazuar për përfshirje në veprat penale terroriste dhe sulm kundër rendit kushtetues.

Policia thotë se personi i dyshuar ka qenë i përfshirë në organizimin e sulmeve në zyrat e KKZ-së dhe sulmeve ndaj personave zyrtarë të KQZ-së dhe Policisë së Kosovës.

“Me qëllim të pengimit të veprimeve policore dhe sjelljes para organeve të drejtësisë së personit të dyshuar, persona dhe grupe të caktuara në orët e pasdites kanë filluar të grumbullohen dhe të vendosin barrikada me automjete dhe mjete të rënda. Bllokimi i rrugëve ka ndodhur kryesisht në disa rrugë, përfshirë edhe rrugë nacionale të komunave të Leposaviçit, Zveçanit dhe Zubin Potokut, duke cenuar dhe pamundësuar lirinë e lëvizjes së lirë të qytetarëve dhe mallrave”.

Policia e Kosovës

Si masë paraprake të sigurisë, duke qenë se, rrugët janë të bllokuara në drejtim të Pikës Kufitare Jarinjë, Policia e Kosovës thotë se ka vendosur ta mbyllë përkohësisht për qarkullim, ndaj bën thirrje që qytetarët të shfrytëzojnë pikat tjera kufitare për qarkullim. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2022/12/10/serbet-nisin-te-mblidhen-ne-veri-per-ta-penguar-transferimin-e-policit-te-arrestuar/
https://a2news.com/2022/12/10/forca-te-shtuara-te-policise-mbi-uren-e-ibrit-serbet-aktivizojne-alarmin-ne-leposaviq-zubin-potok-dhe-zvecan/

A2 CNN Livestream

Latest Videos